Përplasja me armë në Velipojë, arrestohen dy persona

Përplasja me armë në Velipojë, arrestohen dy persona

232
0
Shares

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona të tentuan të vrisnin me armë zjarri dy shtetas të tjerë, sipas burimeve jane nga Shkodra. Autoritetet kanë shpallur në kërkim njërin prej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Sipas uniformave blu mësohet se të arrestuarit janë Fatjon Prela 28 vjeç dhe Albert Firkuçja, 30 vjeç, të cilët për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit Genc Muja dhe Indrit Heta , të dy banues në Shkodër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim 31 vjeçari Heta, i cili është përgjigjur me armë ndaj autorëve.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dy autorët.  Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY