Mungesa e Kim Jong Un, gazeta flet për ‘udhëtimin në kohë’ dhe...

Mungesa e Kim Jong Un, gazeta flet për ‘udhëtimin në kohë’ dhe traditën e vjetër të regjimit

92
0
Shares

Gazeta zyrtare e Koresë së Veriut ka mohuar ate qe perflitet se udhëheqësit e regjimit mund të levizin me magji ne kohë dhe hapësirë, duke ringjallur një traditë të përdorur për idhullimin e fuqive mistike të Kim Jong-un dhe ish-udhëheqësit Kim Jong-il.

Gazeta Rodong Sinmun këtë javë mohoi që familja Kim të jetë mjeshtër i “chukjibeop”, një metodë e hapësirës dhe udhëtimit në distanca të mëdha në një periudhë të shkurtër të kohës.

Chukjibeop është një nga mitet që është përdorur nga Veriu për të hyjnizuar udhëheqësit e tij.

Gazeta, organi i partisë qeverisëse të Veriut, thoshte: “Në terma realist, një person nuk mund të zhduket papritmas dhe të rishfaqet duke hyrë në hapësirë”.

Të enjten, një zyrtar në ministrinë e bashkimit të Koresë së Jugut tha se tendenca e regjimit aktual të demistifikimit është “e dukshme”.

“Duket se streson patriotizmin dhe dashurinë për njerëzit sesa mistifikimin e udhëheqësve,” i tha zyrtari agjensisë së lajmeve Yonhap.

Meqenëse Z. Kim nuk arriti të arrijë një marrëveshje në një samit të dytë me Presidentin amerikan Donald Trump në Hanoi vitin e kaluar, ai është përqendruar në shfaqjen e më shumë të anës së tij “njerëzore”, duke i kërkuar popullit të Koresë së Veriut që të qëndrojë larg mistifikimit të udhëheqësit të tyre.

“Mystifikimi i veprimtarisë dhe paraqitjes revolucionare të një lideri do të rezultojë në mbulimin e së vërtetës,” u citua zoti Kim të thoshte në mediat shtetërore në mars të vitit të kaluar pas prishjes së negociatave me SHBA.

Në fillim të këtij muaji, zoti Kim u shfaq për të bërë paraqitjen e tij të parë në publik për 20 ditë pas thashethemeve për shëndetin e tij.

/NYTIMES/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY