Arrestohen në flagrancë 3 persona në Vlorë, sekuestrohen drogë dhe para

Arrestohen në flagrancë 3 persona në Vlorë, sekuestrohen drogë dhe para

116
0
Shares

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona teksa trafikonin 24.5 kilogram kanabis. Të tre ata u kapën teksa po transportonin drogën për në një vend tjetër, por ndërhyrja e policisë i prishi planet.

Krahas drogës, atyre iu kapën 2 600 euro si edhe dise celularë që përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Postimi i plotë

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Transportuesit”.Kapen në flagrancë 3 shtetas duke transportuar lëndë narkotike.

Sekuestrohen 24.5 kg cannabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy automjete të dyshuara se mund të transportonin lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave përgjegjës.

Si rezultat, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Transportuesit”, në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 24.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;
D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;
T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY