KLGJ nxjerr dokumentin zyrtar, ia nis Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e...

KLGJ nxjerr dokumentin zyrtar, ia nis Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e Irena Gjokës

442
0
Shares

Këshilli i Lartë Gjyqësor reagoi në lidhje me gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka duke i dërguar Prokurorisë së Përgjithshme formularët e vetëdeklarimit të gjyqtares Irena Gjoka-Maneku- Spata.

Irena Gjoka sipas diaa dokumentave të bëra publike nga PD dhe disa media, është dëbuar nga Greqia në dhjetor të vitit 2002, disa muaj më pas është ndaluar sërish të hyjë në pikën kufitare të Kakavijës, e 2 vite pas këtyre episodeve vetë gjyqtarja Irena Gjoka, ka ankimuar dëbimin në Gjykatën e Athinës, duke konfirmuar dijeninë e plotë e të fshehur në formularët e vetëdeklarimit.

Më 4 Prill 2024, Partia Demokratike iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme që të kryejë një verifikim të thelluar për Irena Gjokën, në kuadër të ligjit për integritetin e zyrtarëve.
Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet ligjore, në 19 Prill 2024, i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të kryejë verifikimin paraprak dhe më tej t’ia përcjellë sërish institucionit kryesor të akuzës për të kryer kontroll pranë autoriteteve të huaja.

Vetëm sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme dosjen për gjyqtaren Irena Gjoka, duke i hapur këshrtu rrugë hetimit dhe kërkimit të informacioneve te autoritetet greke. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY