“Nderim para atyre gazetarëve dhe analistëve që me një guxim të jashtëzakonshëm...

“Nderim para atyre gazetarëve dhe analistëve që me një guxim të jashtëzakonshëm u thonë të vërtetat shqiptarëve”

51
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ftoi qytetarët në protestë të martën që vjen sërish para bashkisë së Tiranës ndërsa kërkoi nga Erion Veliaj të japë dorëheqjen. Ai theksoi rëndësinë që disa gazetarë dhe analistë thonë të vërtetën në media.

“Ju i keni tronditur themelet, u keni lebetitur shpirtrat e kalbura këtyre hajdutëve.

Fuqia jeni ju, forca jeni ju, fitorja jeni ju.
Miqtë e mi, çdo javë do ketë fitore të tjera.
Por ta detyrosh tjetrin të flasë me vete dy orë për vjedhjet e klanit të tij është superfitore.
Ai sot i shpalli helme sulmet nga penxherja, sulmet nga parlamenti i lirisë, sulmet nga studiot televizive.
Të dashur miq, duhet të përulem sonte me nderimin më të veçantë para atyre gazetarëve dhe analistëve që me një guxim të jashtëzakonshëm u thonë të vërtetat shqiptarëve.
Bëjnë të pamundurën për të çarë vellon e censurës së këtij regjimi të kalbur.
Një mirënjohje kam për oratorët e parlamentit të lirisë, që në emër tuaj kanë përcjellë të vërtetat në të katër anët e dheut.
Një ftesë kam për të gjithë qytetarët e Tiranës, bashkohuni me ne në këtë betejë, beteja për përmbysjen e diktaturës së dytë, beteja për përmbysjen e narkoshtetit, beteja për përmbysjen e tiranisë së vjedhjes është beteja e shekullit që jetojmë.
Ndaj dhe të martën, të gjithë, i madh dhe i vogël te bashkia për fitoren.
Erion Veliaj, jep dorëheqjen se gjyqi që të bëri sot kryepadrinoja në shpellën e mafies është lule me atë që do të të bëjmë ne në sheshin Skënderbej”, tha Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY