FOTO/Plazhi nuk do të mungojë këtë verë, Italia hedh propozimet e para...

FOTO/Plazhi nuk do të mungojë këtë verë, Italia hedh propozimet e para konkrete

136
0
Shares

Miliona njerëz vizitojnë plazhet italiane çdo verë dhe më shumë se një muaj nga vendosja e shtetrrethimit në vendin fqinj si pasojë e Covid-19, shumë janë duke pyetur dhe kërkuar informacion nëse do mund të shkojnë me pushime në një nga vendet më të bukura të Europës dhe jo vetëm.

Do të shkojmë në plazh këtë vit”- thotë zv.ministrja e Kulturës, Lorenza Bonaccorsi, për ”Rai News”- “Po punojmë që ta bëjmë këtë të mundur.” Një nga opsionet që po diskutohet më shumë është detyrimi i distancës sociale dhe në plazhe. Kjo mund të bëhet duke vendosur çadrat apo shezllonget disa metra larg.

Ndërkohë një kompani nga Emilia Romagna, ka propozuar një zgjidhje më radikale, disa kuba të mëdhenj me material alumini dhe plastike, brenda të cilëve mund të qëndrojnë dy çadra dhe mund t´i japë pushuesëve një hapsirë deri në 20 metra katrorë. Çadrat “plexiglass” lejojnë marrjen e plotë të rrezeve të diellit, por një nga kritikat më të fortë ndaj kësaj ideje është efekti serë që mund të sjellë ky “rrethim” i detyruar. Ideuesit thonë se për të evituar të nxehtin e fortë që mund të shkaktoj “plexiglassi” po punohet për realizimin e një sistemi ventilues me instrument mekanikë.

Një tjetër zgjidhje për të shpëtuar sezonin turistik është dhe zhvillimi i një sistem rezervimi të detyruar për çadrat apo shezllognet nëpër plazhe, sistem që mund të shmangë mbipopullimin dhe mund të mbrojë personat e rrezikuar më shumë nga  Covid-19. Masa të tjera përfshijnë mbylljen e këndeve të lojërave në plazhe, instalimin e këndeve të higjenëse dhe të larjes së duarve dhe dezinfektimin e rërës së plazhit.

Burimi: Thelocal.it

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY