GJKKO, gjyqtari Erjon Çela lë në burg ish Presidentin Ilir Meta

Shares

Avokati Kujtim Cakrani para gjykatës

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Ilir Metajt për zëvendësimin e masës së arrestit në burg

Tiranë, 13 gusht 2025 – Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Ilir Metaj për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Metaj, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”, kishte paraqitur kërkesën më 6 gusht 2025.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi çështjen vendosi të mos pranojë kërkesën e Metajt.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve nga data e njoftimit.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani brakstisi seancen gjyqësore duke deklaruar se gjyqtari nuk eshte i pavarur. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...