DETAJE/Theu karantinën dhe hapi lokalin e tij në Durrës, policia i gjen...

DETAJE/Theu karantinën dhe hapi lokalin e tij në Durrës, policia i gjen dhe armë

121
0
Shares

Një 44-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi kundër rregullave për parandalimin e koronavirusit hapi lokalin e tij, madje mbante me vete edhe armë zjarri.

Policia thotë se në pranga u vu shtetasi E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.

“Pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër  me 4 fishekë. Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet.

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY