Flakët përreth Delvinës
Flakët kanë marr përmasa të jashtëzakonshme përreth qytetit të Delvinës duke rrezikuar banesat, qytetarët e lagjeve të Delvinës, lagjen Llake dhe lagjen Xhemerhalles.
Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa kërkoi që aitoritetet shtetërore mos braktisin Delvinën pasi rrezikohen jetë njerëzish.
Ndërsa situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Një urdhër evakuimi është lëshuar nga pushteti lokal.
”U kërkohet banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe zonave brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. JU LUTEMI, BINDUNI THIRRJES SË AUTORITETEVE DHE LARGOHUNI MENJËHERË NGA BANESAT!”, kërkohet nga bashkia e Poliçanit.
Ndërkaq 7 fshatra janë evakuar në Gramsh, teksa flakët vijojnë të përhapen më tej, ndërsa burimet zyrtare flasin për dy viktima nga zjarri.
“Këtu në Gramsh kemi mbi 2 orë e gjysmë, duke parë dhe pasojat e zjarrit. Humbje jete mund të jenë 2 persona. Një është konfirmuar, por mendohet dhe një i dytë. Jemi në gatishmëri. Situata është kritike, janë disa vatra zjarri që po zhvillohen”, tha drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Ka pasur dëme në banesa, bagëti, pemë frutore, të mbjella etj. Ende nuk ka bilanc.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












