Publikohen imazhet në laboratorin misterioz biologjik në Vuhan ku ruhen 1,500 tipe...

Publikohen imazhet në laboratorin misterioz biologjik në Vuhan ku ruhen 1,500 tipe virusesh

95
0
Shares

Instituti i Virologjisë në Vuhan i cili ka dashur 15 vjet që të ndërtohej, ruan më shumë se 1500 tipe virusesh.

Por disa imazhe të reja misterioze tregojnë sesi shkencëtarët atje vishen me rroba astronautësh edhe pse teoritë e konspiracionit se aty mund të ketë lindur pandemia, tashmë duket se janë refuzuar.

Instituti është i specializuar në kërkimet me patogjenët më të rrezikshëm. Aty studiohen viruse të mbartura nga lakuriqët e natës, që ka qenë një idetë në qendër të konspiracionit te sëmundjes në Kinë.

Deri tani besohet gjerësisht se virusi ka kaluar nga kafshët e egra te njeriu, si ato që shitshin në tregun e mishit në Vuhan, ndërsa teoricienët konspirativë thonë se virusi ka shpëtuar nga laboratori.

Fotot e viteve 2015 e 2017 tregojnë brendësinë e laboratorit, i cili nevojiti 15 vjet që të kompletohej, pas epidemive të SARS në vitet 2002 e 2003.

Eksperti amerikan i biosigurisë Richard Ebright, i Waksman Institute në New Jersey, thotë se megjithse virusi mund të mos jetë krijuar në laborator, ai mund të ketë shpëtuar prej andej teksa analizohej.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY