Rastet e reja në Lushnjë, infektohet me koronavirus biznesmeni i fuqishëm

Rastet e reja në Lushnjë, infektohet me koronavirus biznesmeni i fuqishëm

256
0
Shares

ISHP njoftoi për një rast të ri një Lushnje gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 6 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Abcnews.al mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një biznesmen të fuqishëm në këtë qytet, i cili është konstatuar sëfundmi me koronavirus.

Ky i fundit ka në pronësi një fabrikë të përpunimit të produkteve ushqimore, ku njëra prej tyre ka qenë hapur të paktën deri dje.

Biznesmeni jetonte në shtëpi me nëntë pjestarë të tjerë të familjes, të cilëve iu është marrë tamponi gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet ende se ku është infektuar biznesmeni në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 17 raste të reja nga 259 të testuar duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 433.

Rastet e reja ishin në Tiranë (10), Shkodër (3), dhe nga një rast në Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY