Ish-deputetja kujton 2 prillin në Shkodër: Nderim përjetë Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës, Nazmi Kryeziut

Ndaje

Ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka reaguar se fundimi, duke i dhene rendesi dites se sotme, pasi sipas saj kjo eshte dita më e rëndësishme për pluralizmin në Shqipëri.

Ish-deputetja ka sjelle ne vemendje 4 Dëshmorët e qindra të rinj të plagosur në masakrën e 2 Prillit 1991, të cilët na kujtojnë sakrificën dhe çmimin e lartë që kanë paguar shkodranët për Demokraci.

Sipas saj, Vrasja e Arbenit Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekës dhe Nazmi Kryeziut nuk ishte aksident, por përzgjedhje e më të mirëve dhe e më të guximshmëve. Frika e Partisë-Shtet për humbjen e pushtetit solli terror e dhunë kriminale. Të rinjtë shkodranë ranë për Demokraci, luftuan deri në frymën e fundit për Shqipërinë e lirë pa sundimtar.

Shumë të rinj sot nuk mund ta besojnë e kuptojnë çfarë ndodhi atë ditë; edhe une do të isha si ata nqs nuk do ta kisha përjetuar këtë masakër në familjen time. Natyra e diktatorëve është e njejtë në çdo kohë, shtypje e zërit opozitar me të gjitha mënyrat deri edhe në vrasje.
Regjimi komunist siç nisi me përgjakje në 1945, ashtu përfundoi me 2 Prill 1991.

Urdhëruesit e vrasjeve dhe plagosjeve të 2 Prillit janë akoma nën mbrojtjen e PP, të rinovuar tashmë në Rilindje, e derisa Kuvendi e Qeveria të drejtohen nga katilë, vendi nuk mund të ecë përpara.

Gjaku dhe idealet e të rinjve shkodranë nuk do të shuhen kurrë; ishin ata që vranë frikën, mposhtën diktaturën dhe mbollën lirinë. Ata do të jetojnë përjetë në zemrat tona, si pishtarë që ndriçuan rrugën drejt Demokracisë.

Nderim përjetë Martirëve, Heronjve, Deshmorëve që dhanë jetën për Shqipërinë Demokratike”,-shkruan ne reagimin e saj Ulqinaku.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje