Rritet në mënyrë të shpejtë numri i të prekurve me COVID-19 në...

Rritet në mënyrë të shpejtë numri i të prekurve me COVID-19 në Has: Gruaja shkoi në varrim dhe infektoi familjen

130
0
Shares

Instituti i Shendetit Publik njoftoi për gjashte raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit në Has duke e rikthyer këtë rreth në një prej vatrave më problematike në vend krahas Tiranës, Durrësit dhe Fierit.

Në total, Hasi tani numëron 8 tetë raste, me 1 person që ka ndërruar jetë.

Abcnews.al mëson se shtatë prej personave të prekur i përkasin një familjeje nga Kruma dhe dyshohet se të gjithë janë infektuar nga nëna e tyre, e cila kishte qenë disa ditë më parë në një ceremoni varrimi.

Kështu, të infektuar në Krumë janë dy bashkëshortë të moshuar, njëri 77 vjeç dhe tjetra 70 vjeçe. Të dy ata janë gjyshërit e familjes, ndërsa të infektuar janë gjithashtu edhe djali me bashkëshorten, respektivisht 45 dhe 43 vjeç si edhe fëmijët e tyre, 15, 17 dhe 20 vjeç.

Deri më tani në Shqipëri janë numëruar 277 të prekur, ku 16 persona kanë ndërruar jetë,

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY