FOTO/Frika nga koronavirusi, izolohet qyteti i dytë në Kinë me 9 milionë...

FOTO/Frika nga koronavirusi, izolohet qyteti i dytë në Kinë me 9 milionë banorë

96
0
Shares

Izolohet dhe qyteti i dytë në Kinë, për shkak të koronavirusit, i cili deri tani ka marrë 390 jetë njerezish dhe numerohen rreth 17 mijë të prekur.

Autoritetet kineze njoftuan sot masa të reja për bllokimin e qytetit Wenzhou me 9 milionë banorë në bregun lindor të Kinës.

Sipas një njoftimi të qeverisë së Wenzhou-së, masat përfshijnë mbylljen e rrugëve dhe kufizime në lëvizjen e banorëve.

Familjeve do u lejohet të dërgojnë vetëm një pjesëtar jashtë shtëpisë çdo dy ditë, për të blerë gjëra të nevojshme. Banorët janë këshilluar të mos largohen nga shtëpitë, përveç rasteve për të kërkuar ndihmë mjekësore ose arsye të ngjashme.

*Harta e perhapjes se virusit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY