Familjarët reagojnë pas vdekjes së Mëhillajt në burg: E kanë helmuar

Familjarët reagojnë pas vdekjes së Mëhillajt në burg: E kanë helmuar

372
0
Shares

Ndërron jetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, i dënuar me burg përjetë, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Janë familjarët e Mëhillajt ata që kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij, duke ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar, raporton News24.

Andon Mëhillaj, i cili në rrethana ende të paqarta u gjet i pajetë në burgun e Peqinit, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për një serë veprash penale.

Emrat e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj u bënë publikë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Juljan Sinanaj.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY