Bilanc i ri pas dëmeve nga tërmeti, Tirana me 20 pallate të...

Bilanc i ri pas dëmeve nga tërmeti, Tirana me 20 pallate të pabanueshme deri tani

60
0
Shares

Në një deklaratë për mediat, zv.ministrja e brendshme ka raportuar se ka plot 23 objekte janë shembur në Durrës dhe Thumanë.

Sipas shifrave që ka ne dispozicion Ministria, vetëm 14 objekte janë në bashkisë e Durrësit. Ndërkohë dy të tjera po përgatiten për tu shembur me shpërthim të kontrolluar në Shkozet.

Sa i takon dëmeve në banesa për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër, shifrat vijojnë të mbeten të përafërta me ato të njoftuara një ditë më parë. Ndryshim përbën evidentimi i pallateve të pabanueshme, ku në Tiranë janë 20 të tilla.

Voda tha se tashmë po vijon puna për prishjen e  dy objekteve të tjera në Durrës, Shkozet dhe për pastrimin e inerteve në këto objekte, ndërsa po përgatitet edhe shembja e shkollës në Thumanë.

Lidhur me banorët në zonat rurale të cilët kanë mbetur pa një strehë Voda tha se kjo ka qënë një zgjedhje e tyre, pasi nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke zgjedhur të strehohen në çadra.

Deklarata e plotë

Vijojmë me përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës deri në orën 13:30 të ditës së sotshme në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

QENDRA E RE DISPEÇER

Më lejoni të përsëris edhe njëherë se në dispozicion të qytetarëve në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë, për çdo nevojë, janë në funksion tre numrat e gjelbër:

 0694114100
 0694114101
 0694114040

Si dhe për çdo shqetësim apo pyetje lidhur me tërmetin e datës 26 nëntor, qytetarët mund t’i drejtohen edhe Platformës së Bashkëqeverisjes:

www.shqiperiaqeduam.al

Deri në orën 12:00 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve është aktualisht: 282 (Tiranë – 113; Durrës – 140; Lezhë – 28; Elbasan – 1).

Shumica dërrmuese prej 245 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

DËME NË BANESA
Për qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër janë bërë këto verifikime deri më sot, datë 4 dhjetor 2019:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

AKOMODIMI

3975 qytetarë gjithsej të akomoduar në strukturat hoteliere për qarqet Lezhë dhe Durrës.

2669 qytetarë në strukturat hoteliere Durrës:

 FAFA………………………..448
 ALER………………………..135
 IBISA………………………..324
 ETER………………………….87
 PAMEBA……………………83
 VALA……………………….100

 DIAMMA………………….357
 KOLAVERI……………….487
 BONITA……………………175
 PISHAT E BUTA…………98
 DOLCE VITA…………… 250
 ARAGOSTA………………..33
 KASA………………………….92

1306 qytetarë në strukturat hoteliere Lezhë:

 FROJDI…………………….130
 RAFAELO…………………831
 ERMIRI…………………….345

PUNA NË TERREN

Ndërkohë, kemi një përditësim të bilancit paraprak të situatës për prishjen e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, si në vijim:

23 prishje objektesh gjithsej, nga të cilat:

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

Aktualisht po përgatiten për prishje dy objekte në Durrës:

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

Vijohet të punohet për prishjen e 1 objekti 3-katësh në Shkozet, Durrës.

Vijon puna për copëtimet dhe pastrimet e inerteve në këto objekte:
 Në objektin afër kompleksit “Tropikal
 Në shtëpinë e Familjes Reci, në qytet Durrës
 Në Kompleksin “Miramare”
 Në hotel “Vila Verde”
 Në ndërtesën e Familjes Lala në Kënetë
 Në objektin te Rr. “Bashkimi”, Durrës
 Në objektin te Rr. “Mujo Ulqinaku”, Durrës.

Në Thumanë:
Aktualisht po përgatitet të prishet Shkolla 9-vjecare “Ramazan Jangozi”, objekt 2-katësh.

VULLNETARËT
Deri më sot, janë regjistruar për të ofruar ndihmë 302 vullnetarë dhe 18 OJF.

Duke ju falënderuar për vëmendjen dhe bashkëpunimin, ju njoftoj për takimin tonë të ores 18:30.

Faleminderit!

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY