“Distancohemi nga sjelljet e ulëta”, Universiteti pezullon pedagogun e përfshirë në videoskandal

Ndaje

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ka pezulluar nga detyra pedagogun D.H i cili është ndaluar nga policia me akuzën për korrupsion pas shfaqjes në një video ku i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së provimeve.

Në një deklaratë të Rektoratit, theksohet se Universiteti distancohet nga çdo sjellje e ulët dhe e padenjë e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni, ndërsa shprehet gatishmëria për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

DEKLARATA E PLOTE

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.

REKTORATI

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje