“Anëtarët e KQZ me bodyguardë”, Vasili ironizon: E kanë të kotë që...

“Anëtarët e KQZ me bodyguardë”, Vasili ironizon: E kanë të kotë që bëhen gazi i botës…

38
0
Shares

Ish-kreu i grupit Parlamentar Petrit Vasili ka komentuar lajmin e fundit se anëtarët e KQZ kanë kërkuar mbrojtje nga forcat speciale të Gardës, duke u shprehur se ndjehen të kërcënuar.

Vasili ironizon këtë ngjarje duke i quajtur anëtarët puçistë që kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar dekretin e Presidentit.

Sipas tij, e kanë të kotë, pasi tashmë janë bërë gazi i botës me bodyguardë nga prapa.

POSTIMI I PLOTE

Ai i mbrojnë dot bodyguardët anëtarët e rilindjes në KQZ nga përgjegjësia para ligjit ???

Anetarët e rilindjes në KQZ kanë tani nga pas bodyguardë,që jua ka vënë qeveria.

Këta anëtarë janë thjesht puçistë, që kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar dekretin e presidentit.

Kërcënimi i vetëm këtyre anetareve të KQZ, ju vjen nga ligji, të cilin e kanë shkelur dhe dhunuar në emër të rilindjes dhe me urdhër të saj.

A i mbrojnë dot bodyguardet këta anëtarë të KQZ nga përgjegjësia shumë e rëndë e shkeljes së ligjit?

A vlejnë pistoletat dhe muskujt e bodyguardëve për ti mbrojtur këta anëtarë të KQZ nga dita shumë e afërt e gjykimit për dhunimin, që ata i bënë ligjit.

E kanë kot fare këta të KQZ që bëhen gazi i botës me bodyguardë nga prapa.

Gjithshka kanë bërë e bëjnë në mënyrë skandaloze, duke shkelur ligjin për hesap të rilindjes dhe kundër popullit është mbajtur shënim dhe përgjegjësia e secilit përpara ligjit është e do të jetë individuale dhe e pashmagshme…!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY