Qytetarët te bashkia e Tiranës në protestë: Veliaj në burg, na vodhi!

Qytetarët te bashkia e Tiranës në protestë: Veliaj në burg, na vodhi!

104
0
Shares

Po mbahet para bashkisë së Tiranës protesta e thirrur  “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” dhe e mbështetur nga opozita.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj për aferën e Inceneratorit të Tiranës si dhe të dosjes 5D. Ata kërkojnë që SPAK hetimin dhe arrestimin e Veliaj si dhe bllokimin e gjithe pasurive të zyrtarëve të dyshuar për korrupsion në këtë bashki.

Në nisje të protestës aktorja Juli Emiri u shpreh se Veliaj pa dyshim që duhet dënuar por sipas saj kjo nuk mjafton pasi mund të vijë një pasardhës tjetër si ai.

“Erion Veliaj pa dyshim që duhet dënuar, është një kokë, nuk është gjë e vogël, por nuk mjafton që të dënohet Erion Veliaj dhe të vijë një pasardhës tjetër njësoj si Erion Veliaj, sepse Rama ka ndërruar ministra shumë, i bën shpesh këto qarkullimet nga një vend në tjetrin; ka ikur Lleshi që u harrua e vjen një tjetër pas atij që është më keq se ai… Nuk është ky ndryshimi. Që të ndryshojë diçka në mënyrë thelbësore, këta duhet të ikin të gjithë, të dënohen të gjithë.

Nuk mund të dënohet vetëm Erion Veliaj se bëhet një kokë turku kështu që t’i hidhet turmës, që ta gënjejë turmën dhe ja: “u vendos drejtësia”!!! Jo jo, drejtësia është rrugë e gjatë, shumë më e madhe dhe me thellë se kaq,” tha Emiri.

Ndërsa aktori Mehdi Malkja u shpreh se nuk ka kohë për rrotacion, por duhet të përmbyset kjo qeveri.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë”, tha ai.

Vajza e kreut të PD-së, Argita Malltezi. Malltezi ishte edhe ditën e sotme në protestë teksa mbante është fotografuar e veshur një bluzë ku kërkohej lirimi i Berishës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY