Bënte namin me vjedhjet në Tiranë, kapet në flagrancë i riu

Bënte namin me vjedhjet në Tiranë, kapet në flagrancë i riu

39
0
Shares

Policia ka arritur të arrestojë të riun i cili bënte namin me vjedhjen e telefonave dhe makinave në kryeqytet.

34-vjeçari mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan.

NJOFTIMI

Tenton të vjedhë në mjetin e një shtetasi por arrestohet në flagrancë nga Policia.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale tre aparate celularë të vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2 arrestuan në flagrancë shtetasin: F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan

Falë reagimit të menjëhershem të forcave policore pas marrjes se njoftimit, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, ku gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti 3 aparatët celularë që kishte vjedhur në autonjetin e shtetasit D.D.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY