Kërkojnë ta shkarkojnë, Meta u kthen përgjigje me deklaratën e fortë

Kërkojnë ta shkarkojnë, Meta u kthen përgjigje me deklaratën e fortë

53
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer një lloj përgjigje Kryeministrit Rama dhe vendimit të mazhorancës për ta shkarkuar nga pozicioni i presidentit.

Me një përgjigje shumë diplomatike, Meta sillet tek roli i Kushtetutës. Gjatë një takimi në Presidencë me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, Meta ka deklaruar se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

Në mbyllje të takimit, Kreu i Shtetit ka vendosur të bëjë sërish simbolin e shqiponjës me duar, por këtë radhë në polifoton me studentët dhe pedagogët.

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat. Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona. Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.”, shkruan Meta.

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të…

Publiée par Ilir Meta sur Lundi 10 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY