PS nuk humbet kohë, nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Metës,...

PS nuk humbet kohë, nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Metës, ja kush firmosi kundër

65
0
Shares

I ndjerë në presion të vazhdueshëm ditën e sotme, Rama ka urdhëruar mazhorancën që të mos humbase kohë, por të fillojë të merret me shkarkimin e Metës. Sipas informacioneve paraprake ka nisur mbledhja e firmave për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Që kjo nismë të shkojë në Parlament duhet të firmoset paraprakisht nga 35 deputetë.

Të parët që kanë hedhur nënshkrimin e tyre pro largimit të Metës nga posti i Presidentit kanë qenë deputetët që janë anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve ndërkohë i vetmi që ka firmosur kundër në këtë komision ka qenë deputeti Lefter Maliqi, i cili argumentoi se ç’dekretimi io datës së zgjedhjeve  ka qenë një vendim i drejtë.

Maliqi ju ka bërë thirrje edhe deputetëve të opozitë parlamentare që të largohen nga pazaret politike në nuk janë kukulla të Ramës.

Në se keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor. Kalorësi i Rilindjes t’i vërë fre kalit se po e çon në humnerë”, shkruan Maliqi.

“I bëj thirrje deputetëve të Opozitës së re,nëse sjeni kukulla të Edi Ramës,largohuni cdo pazari politik qe mund te bejë me ju për cmëndurin e tij të radhes për Shkarkimin e Presidentit.Nese keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor.Kalorësi i Rilindjes ti vere fre kalit se po e çon në humnerë. Kalorësi spo i sherben as socialistëve as shqiptarëve,arroganca,ironia,hipja e vetes ne qejf po e çon nga dështimi në dështim.Kalorësi ka frikë nga zgjedhjet pasi parandjen humbjen e sigurt.Presidenti tregoj qe eshte burre shteti pasi shmangu perplasjen covile dhe kthimin e vendit në Diktature”, shkruan Maliqi në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY