Krimi i trefishtë në Kosovë, zbulohen detaje: Kryefamiljari i sëmurë mendor

Krimi i trefishtë në Kosovë, zbulohen detaje: Kryefamiljari i sëmurë mendor

113
0
Shares

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën, teksa një burrë vrau gruan e tij, nusen e djalit dhe më pas veten. Krimi i rëndë në familje ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 14:00 në lagjen Dardania, në Prishtinë.

Teksa vijojnë hetimet, kryeprokurori Imer Beka ka dhënë detaje rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë.

Megjithëse ende nuk dihen motivet e kësaj vrasje, në pyetje është marrë edhe Kreshnik Krasniqi, djali i dorasit.

Sipas Bekës, i njëjti për organet e hetuesisë ka treguar se babai i tij, shpesh herë ka bërë vizita në psikiatri.

Motivet ende nuk keni mundur me i marrë siç duhet, vetëm dimë se personi që e ka bërë këtë vepër ka qenë me probleme psikike ose mendore, sipas djalit të tij shpesh herë është kontrolluar në psikiatri”, ka thënë Beka, transmeton Indeksonline.

Hasan Krasniqi quhet burri, gruaja Hysnije, nusja Remzie, informacione qe konfirmohen nga prokuroria.

Mediat kosovare shkruajnë se Krasniqi kishte probleme të rënda mendore. Krejt ngjarja tragjike ndodhi para vajzës dyvjeçare të djalit të tij. H.K. kishte tentuar që ta vriste gruan edhe një herë, një vit më parë.

Ne foto: Autori i vrasjeve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY