VIDEO/Publikohen pamjet e aksidentit tragjik, fëmija fluturon në ajër pas përplasjes

VIDEO/Publikohen pamjet e aksidentit tragjik, fëmija fluturon në ajër pas përplasjes

119
0
Shares

Edhe pse fëmija i tyre humbi jetën dhe dhimbja është ende e madhe, familjarët e 6 vjeçarit A.B kërkojnë drejtësinë.

Bëhet fjalë për një aksident të rëndë të ndodhur tetë muaj më parë, më 7 gusht 2018.

Emisioni “Boom” në Ora News ka publikuar pamjet e tmerrshme kur fëmija është përplasur nga një makinë që ecte mbi shpejtësinë e lejuar në një zonë ku nuk duhet të ishte me shumë se 20 km/ h.

Pamjet janë bërë publike me lejen e familjes, të cilët kërkojnë rihapjen e hetimeve dhe vendosjen në vend të drejtësisë për djalin e tyre. Ata akuzojnë prokurorin, gjyqtarët dhe ekspertët për manipulim të provave, ndërsa në timonin e makinës ishte një 35 vjeçare.

Maela Matarangasi u mbajt në qeli me akuzën  ‘shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, por pas 7 muajsh dosja u mbyll dhe ajo u la e lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY