Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve, Gjykata i heq kujdestarinë

Vrau gruan dhe kunatën në sy të fëmijëve, Gjykata i heq kujdestarinë

66
0
Shares

Pas disa muajsh nga krimi makabër në qytetin e Ballshit, ku burri vrau gruan dhe motrën e saj, Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur që kujdestarinë e fëmijëve tja kalojë dajës.

Krimi i dyfishtë në familje është kryer në prani të dy fëmijëve të mitur.

34-vjeçari Gazmend Musta rezulton se nuk ka probleme mendore, ndërsa siç ka deklaruar edhe vetë, krimin e ka kryer pas debatit me bashkëshorten pasi ajo donte të shkonte te prindërit e saj.

Ngjarja 

Sipas policisë, Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur. 

Mësohet se autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj. Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal,  autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare.

Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur  gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY