Zjarri iu dogji prindërit, mjeku në Pukë tregon gjendjen e katër fëmijëve

Pas tragjedisë në familje, ka folur mjeku i cili është kujdesur për shëndetin e 4 fëmijve të cilët i shpëtuan zjarrit duke u hedhur nga dritarja.

Mjeku Enver Sulejmani në një prononcim për mediat është shprehur se fëmijët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Natën e sotme në fshatin Breg ka ndodh një fatkeqësi të familja Ndoji, e përbërë nga 8 pjestarë ku është djegur shtëpia e tyre dhe familjarët ishin brenda. Nga kjo fatkeqësi kanë humb jetë dy persona, prindërit. Mdërsa 4 fëmijët dhe dy prindërit e çiftit kanë shpëtuar. Janë të traumatizuar nga ngjarja. Kanë marrë mjekimin, me të marrë njoftimin nisa dy ambulanca me stafin, ishte dhe kryetari i bashkisë.

Gjendja e tyre është e mirë, kanë disa djegie të lehta, kurse të moshuarit nuk kanë pas probleme”, shprehet mjeku.

Policia në njoftimin e saj sqaronte se shkak i zjarrit ishte një shkëndije elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje