Veliu:”Nuk jam politikan”, ish-deputeti pyet: Çfarë janë këta?!

Veliu:”Nuk jam politikan”, ish-deputeti pyet: Çfarë janë këta?!

59
0
Shares

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka sjellë dhe njëherë në vëmendje deklaratat e drejorit të policisë Ardi Veliu, i cili ndodhej në qytetin e Shkodrës për të prezantuar prefektin e ri bashkë me ministrin Lleshaj.

I pranishëm në takim, ai u përplas me kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi e cila i kërkoi llogari për situatën e krijuar në vend, ndërsa ofroi dhe bashkëpunimin e saj për të ndalur krimin në qytetin verior.

Në këto moment, drejtori Veliu bën deklarata të forta, prej të cilave theksojmë momentin kur ai I tha se nuk jam politikan. Pikërisht këtu është ndalur dhe ish-deputeti Boçi.

Përgjigja që dha Drejtori i policisë për Boçin, është përgjigje që ka vulosur publikisht kapitullimin e policisë dhe nënshtrimin e plotë ndaj politikës e krimit.

REAGIMI I BOCIT:

Unë nuk jam politikan – iu përgjigj Drejtori i Policisë së shtetit Kryetares së Bashkisë Shkodër, kur kjo i ngriti shqetësimin e situatës kriminale në Shkodër.
Përgjigja arrogante, ishtë një lapsus sinqeriteti në fakt.
Sipas tij, policia nuk na paska fare punë se çfarë bën krimi.
Përgjigja vulosi përfundimisht publikisht, kapitullimin e policisë dhe nënshtrimin e plotë ndaj politikës e krimit.
Veliu shpalosi pafuqinë e tij dhe sejmenizmin e tij.
Pranoi që është qeveria alias ministri, alias Rama ai që vendos, sipas oreksit, se kush goditet, ndalohet, parandalohet.
Pranoi që vullneti politik për të luftuar krimin nuk ekziston.
Rama e Lleshaj nuk ia kanë dhënë.
Pranoi që krimi i veshur me politikë është më i fortë se Policia që ai drejton.
Shumë shumë ai arrin të inskenojë imitatorë të paguar, për të shpëtuar politikën.
Por deri këtu.
Me tej nuk ka fuqi se i duhet leje.
Por kush do ia japë?!!!
Lleshaj me gjestin e tij, dëshmoi se ai nuk mund ta prekë krimin as me fjalë e jo më ta godasë pa viston e Ramës.
Po krimi për Ramën, është stërmbullari e hambari i zgjedhjeve, me blerje e presione, siç e dëshmon dhe dosja 184.
Rama nuk mundet të japë vullnet politik, për të luftuar krimin se është i kapur prej tij.
Ama kur është fjala për vota apo protesta, policia shndërrohet në një përbindësh të vërtetë.
Të thyen në mes. Të helmon. Të arreston.
Dhe kur e pyet Lleshajn për këtë reagim, ai ngre supet e të thotë:
Po unë nuk jam drejtori i policisë!
Këta i bie që nuk janë as politikë e as polici.
Shkurt, janë rilindas kujdestarë të krimit shtetëror!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY