Reperi i njohur shqiptar kapet me drogë, dënohet me burg dhe me...

Reperi i njohur shqiptar kapet me drogë, dënohet me burg dhe me 1200 euro gjobë

301
0
Shares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 5 muaj burg me kusht dhe 1.200 euro gjobë, reperin e njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur me emrin Fero, pasi akuzohet për posedim të lëndëve narkotike.

Gjykatësi vendosi  që dënimi me burg ndaj tij të mos ekzekutohet, nëse Fero nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Icon Style shkruan se Fero gjithashtu është i detyruar të paguajë 1200 euro gjobë. Reperi ka deklaruar se ka qenë përdorues i mëhershëm i marihuanës, por nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është zënë nga policia.

Fero akuzohet nga autoritetet për posedim në mënyrë të paautorizuar të substancave narkotike, me peshë të përgjithshme prej 13.5 gramë.

Ngjarja ëshët shënuar më 25 qershor 2018, rreth orës 21:20, ku në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, pas një kontrolli të realizuar nga ana e policisë, në automjetin e tipit “VW Toureg”, në pronësi të Feros.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY