Kriza e Venezuelës: Maduro mbyll kufirin me Brazilin

Kriza e Venezuelës: Maduro mbyll kufirin me Brazilin

38
0
Shares

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka urdhëruar mbylljen e kufirit me Brazilin.  Udhëheqësi i majtë vazhdoi në TV për të thënë se ai ishte gjithashtu duke konsideruar mbylljen e kufirit me Kolumbinë për të ndalur opozitën me planet e saj.

Ai mohon çdo krizë dhe e quan planin e shpërndarjeve të ndihmave një shfaqje të orkestruar në SHBA.Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido është duke udhëhequr një karvan nga kryeqyteti, Caracas, në kufirin kolumbian.

Më vonë të premten, një koncert do të mbahet në anën kolumbiane të kufirit për të mbledhur para për Venezuelën. Në të njëjtën kohë, qeveria e Maduro do të mbajë ngjarjen e vet, thuhet se është vetëm 300 metra larg.

Qeveria e Brazilit po ashtu është zotuar se do të dërgojë ndihma përmes disa kamionëve, të cilët i ka siguruar Guaido. Mirëpo Maduro i ka cilësuar këto veprime si “provokim”. Ai ka thënë në disa komente televizive se planet e opozitës kanë për qëllim që të dëmtojnë qeverisjen e tij.

Për analistët politikë, ngjarja e ditës së shtunë, kur pritet të arrijnë ndihmat, do të jetë më shumë test për besnikërinë e ushtrisë ndaj Maduros, sesa mundësi për zgjidhje të krizës në Venezuelë. Guaido ende nuk ka treguar detaje se si do të hyjnë ndihmat në Venezuelë.

Figurat opozitare kanë propozuar krijimin e zinxhiri njerëzor, në mënyrë që t’i bartin pakot nga njëri person te tjetri. Maduro ka kundërshtuar gjithë këto organizime për ndihma dhe ka akuzuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për tentim të përmbysjes së pushtetit të tij.

Venezuela është përballur me krizë ekonomike për vite të tëra, për shkak të inflacionit të lartë dhe mungesave themelore për ushqim dhe ilaçe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY