Aksident në Itali, 4 të rinj shqiptarë të plagosur rëndë

Aksident në Itali, 4 të rinj shqiptarë të plagosur rëndë

119
0
Shares

Në ditët e fundit të Dhjetorit dhe në prag festash, fatkeqësisht janë shënuar aksidente të shumta dhe me pasoja të rënda.

Së fundmi, pas përplasjes së dy automjeteve shqiptare në Itali, ditën e djeshme, mësohet se 4 të rinj janë aksidentuar rëndë gjatë pasdites.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 19:30 në rrugën Martano-Otranto.

Mediat italiane raportojnë se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku në njërën ishin 4 shqiptarët, të gjithë nga 20 vjeç dhe në mjetin tjetër një grua.

Deri më tani, mediat italiane shkruajnë se dy nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Nuk dihen ende  rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i të plagosurve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY