Vakancat në KQZ, Vasili: Nuk ka diskutim pa reformën zgjedhore

Vakancat në KQZ, Vasili: Nuk ka diskutim pa reformën zgjedhore

48
0
Shares
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka mbajtur një deklaratë për mediat nga ku ka folur për vendimin e kryeministrit Rama për të mbyllur lojërat e fatit si dhe për reformën zgjedhore dhe vendet vakante në KQZ.
Sipas Vasilit, Rama ka deklaruar disa herë radhazi se lojërat e fatit realizojnë një xhiro vjetore prej 700 milion euro, ndërkohë që institucionet e tjera, përfshirë edhe INSTAT deklarojnë rreth 132-140 milion euro, pra 5 herë më pak se ato që deklaron kryeministri.

Nga ana tjetër sipas Vasilit, të dhënat zyrtare të organeve tatimore, deklarojnë se aktivitetet e lojërave të fatit i paguajnë shtetit 50 milion euro detyrime financiare në vit. Sipas tij nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë të ardhurat në buxhet do të ishin 5 herë më të larta, duke theksuar dhe njeherë se në raportin e fundit, buxhetit të shtetit i dalin mangut rreth 200 milionë lekë.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal dhe tek çështja e KQZ. Ai tha se nuk do të ketë asnjë diskutim me parlamentin në lidhje me vendet vakante në KQZ.  Vasili tha se parlamenti është inekzistent dhe nuk do të ketë asnjë diskutim për asnjë çështje.

”Duke pasur të bllokuar reformën zgjedhore çmund të flasim për KQZ?! Kemi komisioni të reformës zgjedhore të bllokuar që është një nga prioritetet e vendosura si kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ky moment kyç është bllokuar nga PS, pa zhbllokuar këtë moment çfarë instrument do përdorim. Çkuptim ka KQZ pa reformë zgjedhore, pa ditur si do të ndalim shit-blerjen e votës”, u shpreh Vasili.

Konfererencë për shtyp nga selia e LSI-së

Konference për shtyp nga selia e LSI-së

Publiée par Petrit Vasili sur Mercredi 24 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY