Basha bën paralajmërimin për zgjedhjet vendore: Mund të jenë edhe parlamentare

Basha bën paralajmërimin për zgjedhjet vendore: Mund të jenë edhe parlamentare

61
0
Shares

Teksa ndodhet në takimin me fermerët në Kosmaç të Shkodrës, duke prezantuar programin e PD për bujqësinë, Kryetari i Partisë Demokratike ka bërë disa deklarata lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Për herë të parë, ai deklaroi se zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm mund të jenë njëkohësisht edhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Basha shprehet se  me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jetë një shans i jashtëzakonshëm që të ushtrohet e drejta për të vendosur në lidhje me qeverisjen.

Kemi qeverinë e gabuar, qeverinë që mendon vetëm për xhepat e saj. Këtë duhet ta ndalim, këtë e keni në dorë ju. Mjafton t’i shkatërrojmë mekanizmin me të cilin kanë sunduar këto 5 vite. Ju marrin juve taksat, ju lënë në mëshirë të fatit, ju lënë me sytë se kush po vjen e kush po na sjell dhe pastaj ju lëshojnë babanët e tomdoshët e ditmirbushatët ditën e zgjedhjeve për t’jua prishur mendjen me një 50 mijë lekësh apo 20 mijë lekësh apo 100 mijë lekësh. Kjo duhet të marrë fund, tha Basha.

Bashkëbisedim me fermerët dhe shoqatën e prodhuesve te perimeve te zonës Kosmaç

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 24 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY