VIDEO/Grabiti me armë autobusin e linjës Itali-Vlorë, kapet 39-vjeçari

VIDEO/Grabiti me armë autobusin e linjës Itali-Vlorë, kapet 39-vjeçari

73
0
Shares

Është arrestuar në Tiranë  një nga autorët e vjedhjes me armë të një autobuzi të ndodhur më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Forcës “Shigjeta”, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi.

KLIKO PËR VIDEON

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY