Ndahet nga jeta mjeku i njohur, njihej si ”bisturia e artë” e...

Ndahet nga jeta mjeku i njohur, njihej si ”bisturia e artë” e mjekësisë shqiptare

152
0
Shares

Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur mjeku i njohur Flamur Tartari. Ai ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, teksa ende nuk dihet shkaku. Lajmin e kanë bërë të ditur kolegë të tij.

Jetoi pastër, pa intrigë, me modesti respektonte të gjithë që punonin. Deri ditën e fundit sillte ide te reja dhe në çdo moment përpiqej të më bindte se sa rëndësi do ketë per Spitalin Amerikan angazhimi në një projekt akademik. Zoti i dhëntë paqe dhe qetësi në jetën tjetër”, shkruan Klodian Allajbeu kolegu i tij në spitalin ku punonin bashkë.

Tartari ka pasur 52-vjet në profesion, ndërsa njihet si bisturia e artë e mjekësisë shqiptare. Tartari ka qenë dhe Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë dhe punonjës në një nga spitalet private në kryeqytet.

Pak kohë më parë në një intervistë për mediat Tartari shprehej se kohët e fundit kishte ndërmend të shkruante dhe një libër për vuajtjet e një kirurgu, po duket se kjo punë është ndalur në mes me largimin e tij nga jeta.

“Unë kam në duar një libër, të cilin mendoj që ta titulloj “Vuajtjet edhe kënaqësitë e një kirurgu”. Për shembull, fëmijët e mi nga puna që kam bërë natë e ditë në spital nuk i kam rritur unë, por i ka rritur gruaja ime, e cila edhe duhet që të punonte edhe të rriste fëmijë, shprehej kohë më parë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY