Vrasja në Tiranë, burg për 37 vjeçarin që tentoi të ikte nga...

Vrasja në Tiranë, burg për 37 vjeçarin që tentoi të ikte nga Kakavija

160
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për një prej personave të përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e Ish-bllokur në kryeqytet.

Gjykata jep 45 ditë burg për Geldo Hotin i cili u përpoq të arratisej nga Kakavija. Mbi të rëndon akuza e ‘vrasje në bashkëpunim’.

Ndërkohë ditën e djeshme, për të plagosurin Ervis Martinajn, Gjykata dha masën e dënimit me 30 ditë burg.

Nga ngjarja në kryqytet, të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”. Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqëruajtëse në Afganistan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY