AKU mbyll restorantet në Elbasan, sekuestrohet mish dhe peshk i pacertifikuar

AKU mbyll restorantet në Elbasan, sekuestrohet mish dhe peshk i pacertifikuar

129
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me disa kontrolle për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.

DRAKU Elbasan gjatë kësaj jave ka kryer një sërë aksionesh gjatë të cilave ka konstatuar shkelje të sigurisë ushqimore, për rrjedhojë janë vendosur gjithsej 8 gjoba në vlerën 1.800.000 lekë dhe u bllokuan 552 kg mish.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në tregjet e Elbasanit u konstatuan dhe sekuestruar 18 kg peshk me destinacion asgjësim dhe 40 kg mish dele pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Ndërsa, në disa subjekte me aktivitet “restorant”, “dyqan mishi” dhe “Stabiliment përpunim produkte mishi” u konstatuan 300 kg mish të ngrirë, 118 kg mish vici, 51 kg mish lope, 5 kg mish qengji, 20 kg mish derri të pa vulosur dhe të pa certifikuar si dhe 950 kg miell, 20 kalastrela pa element gjurmueshmërie.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY