Meta te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e uron për Konventën dhe vendimet...

Meta te ‘Rruga e Shpresës’, Berisha e uron për Konventën dhe vendimet e saj

142
0
Shares

Fill pas zgjedhjes President i PL, Ilir Meta me mbështetësit e tij ka shkuar tek Rruga e Shpresës, vendi poshtë apartamentit të kreut të PD në arrest shtëpiak, Sali Berisha.

Në fjalën e tij Berisha shprehu urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë dhe anëtarëve për konventën e betejës fitimtare ndërsa riktheu edhe njëherë aktin e Ylli Bodinakut, personkt që rrëzoi me makinën e tij muret e ambasadës gjermanr me 2 korrik 1990.

“Urimet më të përzemërta presidentit të Partisë së Lirisë, anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve të saj për konventën historike, konventën e kthesës, konventën e betejës fitimtare.
Një përshëndetje të përzemërt zonjës së nderuar, atdhetares së flaktë, intelektuales, bashkëpunëtores të ngushtë të presidentit Rugova, zonjës Edita Tahiri.
Një nderim të madh, të veçantë heroit të vërtetë të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, Ylli Bodinakut, vepra e të cilit është sot më frymëzuese se kurrë. Ylli Bodinaku është ai qëndrestar, ai qytetar, ai shqiptar që vendosi në emër të lirisë të niset drejt vdekjes, nën moton o sot o kurrë dhe theu në Tiranë, Murin e Berlinit.
Ylli Bodinaku kur ndërmori aktin e tij nuk kishte mbrapa një parti, kishte idealet e tij dhe kauzën e drejtë për të cilën ai vendosi të sakrifikojë dhe jetën pa marrë parasysh asgjë sepse i tha vetes, ose i lirë dhe me dinjitet, ose i vdekur. Kështu nuk durohet”, tha ndër të tjera Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY