DETAJET/ Çfarë shkaktoi humbjen e jetës se dy vajzave ukrainase, Policia jep...

DETAJET/ Çfarë shkaktoi humbjen e jetës se dy vajzave ukrainase, Policia jep të dhënat

809
0
Shares

Dy vajza ukrainase përkatësisht 25 dhe 40 vjeçe janë gjetur pa jetë në një banesë në rrugën e Dibrës.
Ato u gjetën pa jetë nga shoqja e tyre.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase Antonina K., 25 vjeçe dhe Anastasia L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, njofton policia e Tiranës.

Ato ndodheshin në Tiranë që nga fillimi i majit dhe kishin marrë me qera ditore një apartament.

Një ditë më parë njëra prej tyre besohet se u konfliktua me një farmaciste duke e kafshuar në dorë pasi ajo refuzoi tu jepte xanax, një ilac qetësues, pa recetë.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY