Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në...

Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

410
0
Shares

Roan Brahimi ishte kthyer vetëm për pak ditë tek familja e tij në Greqi ndërsa u qëllua në makinë me breshëri plumbash në sy të gruas dhe fëmijës.

Roan Brahimi, 32-vjeç, njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe emri i tij rezulton i përfshirë në dy dosje të bujshme, vrasjen e Brilant Martinajt dhe atentatin ndaj Ylli Ibraimajt.

Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia shqiptare, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.

Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021 ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit. Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Ai u vra nga një person me motor. Nga mënyra e ekzekutimit dhe veprimit, dyshohet nga policia greke se autorët mund të kenë qenë vrarës me pagesë.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY