Deklarata e Metës për marrëveshjen e detit, Manjani: Shqetësuese, të mos lejojë...

Deklarata e Metës për marrëveshjen e detit, Manjani: Shqetësuese, të mos lejojë shkëmbim territoresh

62
0
Shares

Pas deklaratës së presidentit të Ilir Metës gjatë një interviste, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani.

Meta gjatë intervistës, u shpreh se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Manjanit, kjo deklaratë është shqetësuese, sepse presidenti nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar proceset e negociatave.

Presidenti, sipas Manjanit,si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës, dhe Manjani thotë që nuk pse të fshihet pas Gjykatës.

Reagimi i plotë

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”…

Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.

Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.

Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës.

Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY