EMRAT/Në pranga katër persona, dy dhunuan gratë, dy të tjerë aksidentuan për...

EMRAT/Në pranga katër persona, dy dhunuan gratë, dy të tjerë aksidentuan për vdekje këmbësorët

81
0
Shares
foto ilustruese

Katër shtetas janë arrestuar nga policia brenda 12 orëve të fundit. Mësohet se dy prej tyre janë arrestuar për dhunë ndaj grave dhe dy të tjerë për aksidentet me pasojë vdekjen e dy personave.

Policia e Dibrës në njoftimin e saj bën me dije se ka arrestuar konkretisht:

• Ervin Pali, 24 vjeç, banues në Tirane, pasi në banesë,  ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M.P, 20 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje” .

• Veli  Ndoj,  38 vjeç,  banues në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë  psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases S.N,  24 vjeçe. Vepra penale “Dhunë në familje”.

• Foni  Snalla, 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në  aksin rrugor Shupenzë-Bulqizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”,  ka aksidentuar shtetasin K.K, i cili ka humbur jetën. Vepra penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Nuredin Kurti, 58 vjeç, banues në Klos, pasi  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale, “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3, i Kodit Penal,  pasi  ky shtetas  duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar  shtetasen B.K, 56 vjeçe( e cila kjo shtetase pasi ka dalë nga spitali, pas aksidentit të ndodhur, ka humbur jetën në banesë gjatë ditës së djeshme).

Materialet proceduriale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe  Mat, për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY