Udhëtonin me biçikletë për në punë, 3 shqiptarët përplasen nga makina, vdes...

Udhëtonin me biçikletë për në punë, 3 shqiptarët përplasen nga makina, vdes një prej tyre

106
0
Shares
foto ilustruese

3 shqiptarë janë aksidentuar rëndë teksa një prej tyre ka humbur dhe jetën.

Mësohet se një 24-vjeçar italian ka përplasur 3 shqiptarë që po shkonin në punë me biçikletat e tyre.

Sipas policisë italiane, 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëherëshme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup.

Si pasojë e këtij aksidenti një prej shqiptarëve, 26 vjeçar, ka humbur jetën. Shoferi i makinës është larguar.

Arrestimi i tij ka ardhur disa minutë më vonë, ku policia i ka vënë prangat teksa po ndërrnte  gomat e makinës. Autori u largua nga vendngjarja pa ndaluar, por më vonë një gomë iu shfry për shkak të përplasjes, e kështu i duhej ta ndërronte, teksa kthehej për në shtëpinë e tij në Caserta.

Mediat italiane e bënë sot publike ngjarjen e rëndë, ndonësë si ngjarje ajo ka ndodhur disa ditë më parë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY