Shtohen viktimat nga zjarri në Greqi, në shtëpitë e djegura gjenden persona...

Shtohen viktimat nga zjarri në Greqi, në shtëpitë e djegura gjenden persona të vdekur

135
0
Shares

Është rritur numri i viktimave si pasojë e zjarrit masiv që përfshiu Atikën lindore në periferi të Athinës. Mësohet se ka shkuar në 74 numri i të vdekurve dhe 187 persona të lënduar.

Nga ajo që shkruajnë mediat vendase, mes viktimave ka dhe fëmijë.

Kryebashkiaku i Rafinës, sipas Fax News, ka deklaruar se janë djegur 1500 shtëpi mbi 400 makina janë shkrumbuar nga flakët.

Kam frikë se numri do të jete më i madh. Mati u shkaterrua, kam qe nga mengjesi që kontrolloj çdo shtëpi”, ka thënë ai.

Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki.

Ata ishin bllokuar për shkak të flakëve në banesa apo makina, apo u përpoqën të largohen nëpërmjet detit, ku u mbytën.

Përveç dhjetëra të vdekurve në vende të ndryshme të periferisë së Athinës për shkak të zjarreve masive, ekipet e shpëtimit u tmerruan kur gjetën 26 persona të djegur të gjallë në një restorant, kjo edhe për shkak të bombolave të gazit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY