TRAGJIKE/ Janë dhunuar, gjenden pa jetë në shtëpi çifti i të moshuarve...

TRAGJIKE/ Janë dhunuar, gjenden pa jetë në shtëpi çifti i të moshuarve në Dropull

582
0
Shares

Natë tragjike për një çift të moshuarish në Dropull. Ata janë dhunuar dhe mënpas kanë dhënë shpirt. Gruaja u gjet e vdekur në shtëpi ndërsa burri u gjet pa jetë në oborr.

”Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleaniqi Ilia, 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive”, njoftoi policia e Gjirokastrës.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY