Policia i thotë ‘i dehur’. Në gropën e hapur të ashensorit mund...

Policia i thotë ‘i dehur’. Në gropën e hapur të ashensorit mund të bie edhe një polic esëll

196
0
Shares

Një person humbi jetën sot pasi ra në një gropë ashensori të hapur.

Policia thotë se ai ra pasi kishte pirë. Por në një gropë të hapur ashensori mund të bjerë kushdo, pasi aty duhet të ketë ashensor dhe jo gropë.

“Rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, Tiranë, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, lajmëroi policia e Tiranës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY