VIDEO/ Fier, lufta e policisë me grabitësit, rindërtohet skema grafike e ngjarjes

VIDEO/ Fier, lufta e policisë me grabitësit, rindërtohet skema grafike e ngjarjes

231
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur nga përplasja e grabitësve me policinë të premten në Fier, ku mbeti i vrarë, Xhuliano Sollaku si dhe u plagos shoku i tij, Arben Muço.

Hetuesit dhe ekspertët e policisë kanë ndërtuar skenën e krimit, bazuar në deklarimet e punonjësve të policisë që morën pjesë në aksion. TV Klan ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes përmes një skeme grafike.

Fillimisht grabitësve iu bë thirrje për t’u dorëzuar. Në këtë moment dy personat që ndodheshin në katin e dytë, dolën në këtë ballkon të shesh pushimit me duart lart. Ata lanë të kuptohet se do të dorëzoheshin, por kur mbërritën në shkallët e katit të parë, dy grabitësit, të armatosur me automatik dhe pistoletë hapën zjarr ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj.

Një makinë e cila ndodhej e parkuar pranë pallatit, menjëherë pas shkëmbimit të zjarrit u largua në drejtim të unazës veriperëndimore të qytetit të Fierit. Në këtë automjet besohet se kanë qenë dy bashkëpunëtorët e tjerë të Sollakut dhe Muços.

Në sheshpushimin e pallatit, gjatë kontrollit, policia gjeti edhe një çantë me vegla pune, me të cilat agresorët po përpiqeshin të shqyenin derën e familjes së Minella Muçës. I plagosuri Abren Muça, konsiderohet nga policia si çelësi i hetimit të kësaj çështjeje.

Pas trajtimit disa ditor në spitalin e Fierit, për shkak të plagës së marrë në përplasjen me policinë, ai është transferuar në ambientet e paraburgimit në Fier, ku pritet të qëndrojë deri në fund të gjykimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY