FOTO/ Itali, pranga 2 shqiptarëve dhe 3 italianëve për 42 kg drogë

FOTO/ Itali, pranga 2 shqiptarëve dhe 3 italianëve për 42 kg drogë

75
0
Shares

Pesë persona, dy shqiptarë e tre italianë, janë arrestuar nga karabinierët në Pordenone, ndërkohë që është sekuestruar 42 kile marijuanë. Operacioni u konkludua mbrëmë vonë, në zonën e qendrës tregtare të Fiume Venetos. Të pesë personat e arrestuar ishin me shumë precedentë penalë.
Reparti operativ i karabinierëve hyri në aksion në parkingun e qendrës tregtare ku po bëhej shkëmbimi midis dy shqiptarëve dhe tre italianëve nga Puglia. Njëri nga shqiptarët tentoi të arratisej në momentin e ndërhyrjes së karabinierëve, por u bllokua disa qindra metra më larg, pa bërë rezistencë kundër arrestit.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe tre makina, ndër to edhe një Audi R6, me targa sllovene, me vlerë disa dhjetëra mijëra euro, të cilën e kishte një nga shqiptarët, si dhe një Jeep Renegade i puljezëve.
Sipas hetuesve, droga që vinte nga jugu ishte e destinuar për të gjithë tregun e verilindjes, ku shqiptarët kanë kontakte dhe rrjetin e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY