VIDEO/ Banorët e përmbytur të Novoselës, “mbysin” kryebashkiakun Dritan Lelin: S’duam patate,...

VIDEO/ Banorët e përmbytur të Novoselës, “mbysin” kryebashkiakun Dritan Lelin: S’duam patate, por duam zgjidhje për lumin

120
0
Shares

Banorët e Novoselës janë përplasur sot me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
“Pse ke ardhur – i thonë banorët,- ne s’duam patate, duam të gjesh zgjidhje për lumin se po përmbytemi çdo vit”.
Më pas një tjetër banor i thotë se po na ngordhin bagëtitë.
“Kam pasur një komunikim me ministrin e Bujqësisë për sa i përket problemit të mungesës së ushqimit për bagëtitë dhe deri pasdite shpresoj të zgjidhet”, përgjigjet Kryetari i bashkisë, duke dëshmuar kështu se deri tani nuk është marrwe asnjë maswe.
“Në 2015 sollët ndihma dhe me lumin nuk u bë asgjë, tani prapë në 2017 u përmbytëm. Nuk duam patate dhe makarona, duam zgjidhje për lumin”, janë shprehur banorët.
Ndërkohë kryebashkiaku Leli është larguar duke thënë se ka një tjetër takim po do të kthehet sërish për të folur me banorët.
Novosela është një nga zonat e cila u prek më shumë nga përmbytjet e 30 nëntorit, ku shumë banorë kanë pësuar dëme të mëdha në banesa, por edhe në serat e stallat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY