Rama nga cepi tjetër i Europës, ripërsërit ftesën për opozitën

Rama nga cepi tjetër i Europës, ripërsërit ftesën për opozitën

82
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i cili është në një turne nëpër disa vende të BE-së, ka zgjedhur Bullgarinë sot, për t’ju rikthyer ftesës për kreun e opozitës, Lulzim Basha lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm.
Në një prononcim për mediat nga Bullgaria, ku ndodhet në Samitin për integrimin e Ballkanit në BE, ai tha se shumica i ka votat për ta zgjedhur kreun e ri të Akuzës, por shtoi se kërkon edhe përfshirjen e pakicës në këtë proces.
“Ftesa ime është për një Pakt Kombëtar për Europën në funksion të çeljes së negociatave. Për ta shfrytëzuar këtë çështje të Prokurorit të Përgjithshëm si një pikënisje të rëndësishme. Ne kemi mundësinë kushtetuese ta zgjedhim me shumicë të thjeshtë, por duam të krijojmë kushtet të bëjmë një zgjedhje të mirëkuptuar me opozitën dhe opozita të përfshihet në procesin e mbështetjes së Shqipërisë për hapjen e negociatave”, u shpreh Rama.
Sipas tij, opozita i ka borxhe vendit.
“Borxhet që opozita i ka vendit, janë borxhe që ajo duhet ti konsiderojë”, tha gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY