Gazetarja: Erionit iu bënë 100 pyetje në SPAK, interesante pyetjet për udhëtimet

Gazetarja: Erionit iu bënë 100 pyetje në SPAK, interesante pyetjet për udhëtimet

382
0
Shares

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në Çim Peka Live, tha sot se kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u gozhdua mbi 7 orë në ambientet e SPAK me rreth 100 pyetje.

“Sipas informacioneve që unë kam, kanë qenë rreth 100 pyetje.

Për disa prej tyre kam informacion se çfarë është kërkuar nga ana e prokurorëve që ka të bëjë me studiminin e IFC, thelbi për vënien në jetë të inceneratorit.

Është kërkuar informacion për një shkresë ku nuk është marrë mendimin e Këshillit bashkiak, por ka marrë atributet e Këshillit.

Është kërkuar informacion për një marrëveshje që ka të bëjë me dherat.

Pjesa që mbetet e paqartë për mua dhe unë nuk dua të aludoj se nuk është pjesë e formimit tim profesional, ka të bëjë me disa udhëtime të Veliajt jashtë vendit, por se çfarë po kërkojnë prokurorët në këto udhëtime… këtë nuk jam në gjendje ta them…”, tha gazetarja duke shtuar enigmat rreth takimit të Veliajt me ‘kolegët’. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY